Gjatë mbledhjes së Këshillit Koordinues të Diasporës, nuk kanë munguar as batutat nga ana e kryeministrit. Teksa i pyet anëtarët e komisionit nëse janë të pajisur me pasaportë shqiptare, kreu i këtij këshilli, Mark Gjonaj i tha se as ai nuk kishte pasaportë.
Me shaka Rama i tha se atij i lind e drejta që të bëjë “grevë” të gjuhës shqipe për faktin se nuk ka ende pasaportë.
“Nuk e di sesa e kanë pasaportën shqiptare, por ma ha mendja se me siguri ka anëtarë të Këshillit të Diasporës që nuk e kanë. Nëse ju do t’ju kërkoni butësisht nëse e kanë pasaportën shqiptare
Ti e ke pasaportën shqiptare? (I drejtohet Mark Gjonajt) Akoma nuk e ke? Epo atëherë nuk ke faj fare që flet anglisht. Madje habitem sesi i flet edhe ato pak fjalë shqip, që ti di më shumë. Por duhet të bëje një grevë të gjuhës shqipe derisa të merrje pasaportën”- tha kryeministri.
Ndërsa kërkoi që të ketë një angazhim që të gjithë anëtarëve të komisionit që nuk e kanë, t’u jepet pasaporta në nisje të vitit të ardhshëm. Versus.al








