POLITIKË /

Belinda Balluku voton në Fier, thirrje shqiptarëve: Përdorni votën, mos e çoni dëm! (akuza PD-së)

Zv/kryeministrja theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes së qytetarëve në zgjedhje dhe angazhimin e Partisë Socialiste për një proces të drejtë dhe transparent.

Shkruar nga Versus
Belinda Balluku voton në Fier, thirrje shqiptarëve: Përdorni
Belinda Balluku

Zv.kryeministrja dhe njëherësh Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka votuar në Fier ku është dhe drejtuese politike e këtij qarku. 

Duke zgjedhur një orar dreke për të kryer detyrën e saj si qyetare ka dhënë një deklaratë për mediat, ku theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes së qytetarëve në zgjedhje dhe angazhimin e Partisë Socialiste për një proces të drejtë dhe transparent.

“Dua t’ju falënderoj të gjithë gazetarëve dhe operatorëve që po mbuloni qarkun e Fierit. Do i bëj thirrje të gjithë shqiptarëve për të përdorur votën e tyre dhe mos ta çojnë dëm.

Të them të drejtën, drejtuesit politik kanë për detyrë të drejtojnë qarkun e tyre. Unë kam qenë gjithë ditën e zënë duke drejtuar qarkun. PS ka bërë më të mirën për të respektuar dhe mos thyer Kodin Zgjedhor. Dua të falënderoj të gjithë kandidatët e PS-së për sjelljen e tyre gjatë ditës së sotme, gjë e cila nuk është respektuar nga kandidatët e partive të tjera.

Kjo është një histori i e gjatë që na ka ndjekur gjatë gjithë fushatës. Ne flasim me fakte, me prova me evidenca. E keni parë se si kandidatët e PD-së kanë dhunuar të gjithë kodin zgjedhor. Janë futur në qendrat e votimit, kanë bërë presion mbi komisionerët, të gjitha këto janë të faktuara me video. Ne do të bëjmë atë që parashikon ligji. Sa i përket deklaratave të PD-së, as nuk i lexoj fare sepse nuk kanë asgjë të vërtetë dhe është humbje kohe t’i lexosh.

I bëj thirrje të gjithë të votojnë, sepse sot kam dhe djalin tim që voton. Është zgjedhja më e mirë për të gjithë qytetarët”, u shpreh zv/kryeministrja Balluku. 

Poll