POLITIKË /

Berisha dhe Malltezi nën hetim për dosjen “Partizani”, hetimet nuk janë mbyllur ende, në tetor dosja shkon në gjykatë

"Ende nuk konsiderohen të mbyllura hetimet. Gjatë këtyre ditëve janë komunikuar akuzat. Do jenë 5 të pandehur, Berisha, Malltezi, biznesmeni Fatmir Bektashi që akuzohet se është njeriu ka korruptuar Malltezin, akuzohet se ka pastruar gati 5 mln euro."

Shkruar nga Versus

Berisha dhe Malltezi nën hetim për dosjen “Partizani”,

Edhe pse kryetari i PD-së, Sali Berisha dhe dhëndërri i tij, Jamarbër Malltezi janë vënë nën akuzë nga SPAK, fundi i hetimeve duket se është ende larg.

Gazetarja Anila Hoxha ka dhënë detaje të reja në lidhje me hetimin për dosjen e bujshme “Partizani”.

Gazetarja tha se duhet ende kohë që të mbyllen hetimet, por deri në muajin tetor prokurorët do duhet t’i dërgojnë dosjen gjyqtares.

“Ende nuk konsiderohen të mbyllura hetimet. Gjatë këtyre ditëve janë komunikuar akuzat. Do jenë 5 të pandehur, Berisha, Malltezi, biznesmeni Fatmir Bektashi që akuzohet se është njeriu ka korruptuar Malltezin, akuzohet se ka pastruar gati 5 mln euro.

Do duhen edhe disa ditë që të mbyllen hetimet. Por është e sigurt që deri në muajin tetor prokurorët t’i dërgojnë dosjen gjyqtares.

Pritet Irena Gjoka, por mund të ketë edhe surpriza. Znj Gjoka prej muajsh ka një mbrojtje më të veçantë nga institucionet, ajo mbrohet për shkak të detyrës. Shtimi i masave ndodhi në kohën kur u shpall masa e sigurisë dhe kur temperaturat ndryshuan. Pasi të mbyllen hetimet do ketë një vendim dhe përballje të fortë ë gjykatën paraprake.

Të akuzuarit po bëjnë kundërshtimet e tyre, provat i kundërshtojnë me forcë publikisht dhe natyrisht këto përplasje do jenë edhe para gjyqtarit paraprak. Unë pyeta avokatin z.Gjokutaj nëse po llogarisin apo jo se kur mbarojnë afatet e arrestit shtëpiak”, tha gazetarja Anila Hoxha në Top News.

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: