Konsulenti amerikan i fushatës së Partisë Demokratike, Chris LaCivita, ka marrë pjesë në prezantimin e programit elektoral të PD në Pallatin e Kongreseve, gjatë Kuvendit Kombëtar të PD.
Në fjalën e tij, LaCivita ka theksuar dështimin e 12 viteve të qeverisjes nga Partia Socialiste dhe Edi Rama, duke e cilësuar këtë periudhë si një dështim të vërtetë për Shqipërinë, për lidershipin e qëndrueshëm dhe për familjen shqiptare.
LaCivita ka deklaruar se ky ka qenë një dështim për shumë arsye, por ka shtuar se Sali Berisha është një figurë që ka një lidhje të fortë me popullin shqiptar dhe është një mik i familjes shqiptare.
Ai ka theksuar se Berisha ka një plan të vërtetë për të ulur kostot e jetesës dhe një plan konservator që është i ngjashëm me politikat e presidentëve Ronald Reagan dhe Donald Trump. LaCivita ka përmendur se Berisha ka një plan për uljen e taksave dhe një plan për rininë shqiptare, duke krijuar mundësi pune dhe mundësi për një të ardhme më të mirë.
Në vazhdim, LaCivita ka shpallur se qëllimi i kësaj fushate është të ofrohet një lidership i qëndrueshëm nga Berisha, i cili është kundër një socialisti që sipas tij, “fshihet nga hija e vet”. Ai ka përfunduar duke theksuar se fitorja e Berishës është një fitore për familjen shqiptare, duke nënvizuar se vetëm me një lider të fortë dhe të besueshëm mund të arrihet një të ardhme më e mirë për Shqipërinë dhe qytetarët e saj.
Berisha ka një program të mirëfilltë konservator si Regan dhe Trump! Një fitore për të është fitore për çdo familje shqiptare
