POLITIKË /

Berisha mbështet sulmin ndaj Iranit: Diktatura teokratike e Ajetollahëve, drejt fundit të merituar

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shprehur mbështetjen e tij për sulmin e Izraelit, të mbështetur nga SHBA, ndaj Iranit.

Shkruar nga Versus
Berisha mbështet sulmin ndaj Iranit: Diktatura teokratike e
Sali Berisha

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shprehur mbështetjen e tij për sulmin e Izraelit, të mbështetur nga SHBA, ndaj Iranit. Sipas Berishës, “diktatura teokratike e Ajetullahëve të Teheranit” po shkon drejt fundit që meriton.

Në deklaratën e tij, Berisha theksoi se fundi i shpejtë i regjimit obskurantist të Ajetullahëve do të shënonte çlirimin e popullit iranian.

Reagimi i plotë:

“Diktatura teokratike e Ajetullahëve të Teheranit drejt fundit të merituar!

Të dashur miq, goditjet në zemër të regjimit nga forcat ajrore izraelite të mbështetura nga SHBA, asgjësimi i elitës terroriste të Gardës dhe të ushtrisë së Ajetullahëve, sistemeve mbrojtëse dhe impianteve bërthamore dhe objekteve të tjera strategjike, po çojnë drejt fundit të merituar regjimin diktatorial, obskurantist, luftënxitës e destabilizues të Teheranit.

Partia Demokratike beson se fundi sa më i shpejtë i regjimit obskurantist të Ajetullahëve, armik i egër i kombit iranian dhe lirive të tij, shënon çlirimin e këtij kombi të madh dhe një fitore të vërtetë për paqen dhe bashkëpunimin në Lindjen e Mesme.” Versus.al

Poll