Ndërsa na ndan vetëm një javë nga zgjedhjet e 11 majit, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shpërndarë një mesazh urgjent drejtuar strukturave të partisë.
Mesazhi i është adresuar drejtuesve politikë të qarqeve, kryetarëve të degëve, kandidatëve për deputetë, si dhe çdo anëtari e mbështetësi të PD-së.
Në thirrjen e tij, Berisha thekson rëndësinë e jashtëzakonshme të angazhimit maksimal në këtë fazë të fushatës, me fokus të veçantë te vota e diasporës. Ai kërkon që të bëhet çdo përpjekje për të kontaktuar çdo shqiptar që jeton jashtë vendit dhe që nuk është regjistruar për të votuar nga jashtë.
Berisha apelon që të gjithë qytetarët shqiptarë që nuk kanë mundur të votojnë në shtetet ku jetojnë, të udhëtojnë drejt Shqipërisë për të ushtruar të drejtën e votës më 11 maj. Sipas tij, mobilizimi i diasporës është thelbësor për rezultatin elektoral.
“Mesazh për shpërndarje urgjente për:
Drejtuesit politik të Qarqeve, kryetarët e degëve, kandidatët për deputet, të gjithë anëtarët dhe mbështetësit tanë!
Jemi në javën vendimtare, bëni çdo përpjekje të mundshme që çdo qytetar në emigracion, veçanërisht në vendet përreth që njohim dhe nuk është regjistruar, të kontaktohet dhe t’i kërkohet të vijë në një mision të veçantë e historik, për votim kundër narkodiktaturës!
Shqipëria madhështore!
Fitore!
Sali Berisha”. Versus.al








