POLITIKË /

Berisha sulmon Gonzaton: Në Bruksel mjegullon qëndrimet tona, sillet si ambasador i Edi Ramës

Berisha u bëri thirrje vendeve anëtare të BE që të informohen në përfaqësitë e tyre lidhur me gjendjen ku ndodhet vendi.

Shkruar nga Versus

Berisha sulmon Gonzaton: Në Bruksel mjegullon qëndrimet tona, sillet

Gjatë mbledhjes së kryesisë së PD, kryedemokrati Sali Berisha akuzoi në mënyrë të drejtëpërdrejtë ambasadorin e BE, Silvio Gonzato se po sillet si ambasador i kryeministrit Edi Rama. 

Sipas Berishës, Gonzato në raportimet e tij në Bruksel përpiqet të mjegullojë qëndrimet e Partisë Demokratike sa i takon procesit të integrimit. 

“Çfarëdo që të bëjmë ne, ambasadori i BE në Tiranë, në Bruksel sillet në mënyrë absolute sikur të jetë ambasadori i Edi Ramës në Bruksel. Dhe unë, duke shprehur keqardhjen time më të thellë, u bëj thirrje vendeve anëtare të informohen direkt nga përfaqësitë e tyre, parlamenteve të vendeve anëtare të dërgojnë misione faktmbledhëse, sepse të shpallësh AKSHI-n problem kulturor të shqiptarëve në Bruksel, siç ka bërë zoti Gonzato, ky është shërbimi më i keq që u bën shqiptarëve dhe unë i them atij zotërie se pengmarrje nuk është kulturë e shqiptarëve. Dhe është një fyerje e rëndë që u bëhet shqiptarëve.

Ky zotëri, përpiqet të mjegullojë qëndrimet e PD në procesin e integrimit, e ka bërë dhe vazhdon ta bëjë. Forca jonë politike, është forca që ka firmosur të gjitha marrëveshjet në procesin e integrimit, ka marrë rekomandimin për statusin e kandidat dhe përveç hapjes së negociatave, çdo marrëveshje tjetër. Është forcë politike që ka qenë dhe mbetet lokomotivë e procesit të integrimit.

Gënjeshtra e dytë është, se axhenda jonë është MAGA. Por, axhenda jonë është integrimi i Shqipërisë në BE. Kjo histori mashtrimi, filloi me një trillim të padëgjuar ndonjëherë, se kur erdhi LaCivita, erdhi me cek për të bllokuar integrimin e Shqipërisë. Me këto i shërben Ramës, nuk kam dëshirë të të përgjigjem, por jam skandalizuar kur kam mësuar këto. Ky është qëndrim i përsëritur”, tha Berisha. Versus.al

Poll