POLITIKË /

Berisha: Po u bëra kryeministër, SPAK do të ndryshojë

Shkruar nga Versus

Berisha: Po u bëra kryeministër, SPAK do të ndryshojë

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka folur për reformën në drejtësi dhe SPAK-un. I ftuar në emisionin ‘Opinion’ në Tv Klan, Berisha tha se nëse do të bëhej kryeministër, do të ndërhynte me njëherë në reformë në drejtësi, duke e cilësuar SPAK një organizatë kriminale.

Kryedemokrati e akuzoi SPAK se ka bërë pazare me kriminelë dhe se për këtë do të duhet të përballet me ligjet e vendit.

‘Qëndrimi im do të jetë ndërhyrje e menjëhershme me Komisionin Venecias, plotësisht i besueshëm nga SHBA. Në këtë reformë këta e përjashtuan Komisionin e Venecias, ishim ne që e përfshimë. Në këtë reformë, qytetari shqiptar është pa një proces ligjor të drejtë, se duhet të pres 14 vite. Ka një prokurori po aq politike sa ishte prokuroria e Enver Hoxhës.

SPAK për shkak të politizimit është sot, një organizatë e vërtet kriminale. Ai qe e dekoroi Dumanin, jam i sigurt se do të dekoronte dhe Jack Smithin, ky ngriti një mal akuzash ndaj Trump dhe u tërhoq si mi. SPAK do të përballet me ligjin për të gjitha pazaret që kanë bërë me kriminelët’,-tha Berisha.

Berisha ka komentuar ditën e tij si e kalonte gjatë kohës në arrest shtëpie. Tha se dhe kontaktet i ka pasur të reduktuara, pasi GJKKO i lejonte të takohej vetëm me familjarët e ngushtë.

‘Vërtet arrest shtëpie, por në disa aspekte po të keni parasysh kushtet, unë isha brenda 4 mureve. Pa një oborr dhe pa një të drejtë lirie, që përcaktohet në çdo paraburgim në çdo shtet të botës, përveçse në atë që urdhëron Edi Rama. Natyrisht privimi i lirisë është akti më i rëndë për një njeri para ekzekutimit të tij. Po avoketërit?! Kjo s’ndodh në asnjë diktaturë, ti s’mund të paraburgosësh një njeri pa pasur avokatin’,-tha Berisha.

Poll