AKTUALITET /

Nga burgu i Fushë-Krujës drejt atij të Peqinit, transferohet sërish Durim Bami

Lëvizja e tij është kryer gjatë ditës së sotme, ndërsa deri më tani nuk ka një reagim zyrtar mbi arsyet e transferimit.

Shkruar nga Versus
Nga burgu i Fushë-Krujës drejt atij të Peqinit, transferohet
Durim Bami

Durim Bami është transferuar sërish nga një institucion vuajtjeje dënimi në një tjetër, këtë herë nga burgu i Fushë-Krujë drejt burgut të sigurisë së lartë në Peqin.

Lëvizja e tij është kryer gjatë ditës së sotme, ndërsa deri më tani nuk ka një reagim zyrtar mbi arsyet e transferimit.

Megjithatë, burime pranë sistemit penitenciar bëjnë me dije se një nga shkaqet kryesore lidhet me masat e sigurisë për Bamin.

Pak kohë më parë, ai kishte kërkuar largimin nga burgu 313, duke pretenduar se jeta e tij ndodhej në rrezik.

Pas kësaj kërkese, Bami u transferua fillimisht në burgun e Fushë-Krujës, ndërsa tashmë është dërguar në burgun e Peqinit, i konsideruar si një nga institucionet me sigurinë më të lartë në vend.

Transferimi vjen në një periudhë kur në burgjet shqiptare po zhvillohen kontrolle të shtuara në qeli, si në institucionet e sigurisë së zakonshme ashtu edhe në ato të sigurisë së lartë.

Sipas burimeve, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka ndërmarrë një plan masash për goditjen e sendeve të ndaluara brenda qelive, veçanërisht telefonave celularë.

 

Tags:

durim bami

Poll