POLITIKË /

Berisha: Programi ynë është aq i mirë, sa e vodhi edhe PS! Por kopja mbetet kopje, siç ndodhi mes Nokias e iPhone

Berisha kritikoi kundërshtarët politikë dhe e quajti programin e PS-së një kopje të dobët të planit të PD-së, duke e krahasuar me dështimin e Nokia-s në përpjekjen për të kopjuar iPhone.

Shkruar nga Versus

Berisha: Programi ynë është aq i mirë, sa e vodhi edhe PS!

Në prezantimin e programit të PD-së dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha prezantoi projektin e ri për Shqipërinë, të cilin e cilësoi si një mundësi të madhe për vendin pas 34 vitesh.

Berisha kritikoi kundërshtarët politikë dhe e quajti programin e PS-së një kopje të dobët të planit të PD-së, duke e krahasuar me dështimin e Nokia-s në përpjekjen për të kopjuar iPhone. Ai theksoi se PS ka dështuar në krijimin e një projekti të vetin, duke iu dedikuar vetëm vjedhjes. Berisha shprehu besimin se fitorja e 11 majit do të sjellë një festë të shpresës, optimizmit dhe dinjitetit për Shqipërinë.

"Sot ne jemi mbledhur këtu për të prezantuar një projekt që në 34 vite, Shqipëria nuk e ka pasur kurrë ndonjëherë.
Një projekt aq i mirë, sa edhe PS, e cila qeverisi 12 vite me mashtrime me vjedhje, u kthye ta vlerësojë, të vjedhë dhe ta kopjojë.
Ndonëse kundërshtarët politikë, Edi Rama e pranoi se nuk ka projekt, apo më mirë të themi, projekti i tij është vetëm dora për të vjedhur.
Por miqtë e mi, kopja mbetet kopje e shëmtuar.
Asnjë nuk gënjehet.
E mbani mend, Nokia tre dekada më parë ishte në zenitin e teknologjisë, por Apple nxori iPhonen e parë, shumë herë më lart se Nokia. Nokia tentoi të kopjojë iPhonen, dështoi.
Apple nuk ia përmendi kurrë kopjen Nokias, por vazhdoi të përmirësojë iPhonen e saj.
Sepse kopja mbetet kopje, nuk rritet, nuk shitet, nuk pranohet." - tha mes të tjerave Berisha para demokratëve që kishin mbushur Pallatin e Kongreseve. 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: