POLITIKË /

Berisha: Rama shkatërroi fermerët, hapi kufijtë për prodhimet serbe

"Qeveria hapi kufijtë, doganat për prodhimet e Serbisë, Maqedonisë, fermerë të të cilave, subvencionohen nga 5 gjer 8 herë më shumë se fermerët shqiptarë", - theksoi Berisha në Elbasan.

Shkruar nga Versus

Berisha: Rama shkatërroi fermerët, hapi kufijtë për

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatw një takimi me fermerët në Elbasan shpalosi programin e opozitës për bujqit dhe fermerët në mandatin 2025-2029.

‘Politika që ndoqi qeveria Rama ishte shkatërrimtare, hapi kufijtë për prodhimet serbe. Rama hapi kufijtë, doganat për prodhimet e Serbisë, Maqedonisë, fermerë të të cilave, subvencionohen nga 5 gjer 8 herë më shumë se ju.’, - theksoi Berisha gjatë fjalës së tij.

Berisha: Të dashur banorë të Gjergjanit, ju përshëndes shumë përzemërsisht. Shpreh nderimin tim më të madh për ju, për të gjithë banorët e qarku, për të gjithë fermerët e Shqipërisë kudo që janë. Gra dhe burra që nxjerrin jetën e tyre me sakrifica të mëdha, me mund dhe djersë. Sakrificat tuaja janë fisnikëria e shpirtit tuaj.

Ndaj dhe, kam shumë kënaqësi që takohem me ju njerëz fisnikë, njerëz të punës. Unë gjithashtu, përshëndes z.Alizoti, udhëheqësin politik të qarkut. Një përshëndetje të përzemërt aletatit tonë, z.Edmond Haxhinasto. Përshëndes të gjithë deputetët, kandidatët për deputetë, të pranishëm në këtë takim të qarkut të Elbasanit, të cilët janë për ne krenariar vërtetë e PD, me bindjen më të thellë, se do ju përfaqësojnë ju me përkushtim, me dinjitet të madh në parlamentin e ardhshëm shqiptar dhe në qeverinë e ardhshme të koalicionit më të madh që ka patur ndonjëherë Shqipëria gjer sot, koalicioni për Shqipërinë Madhështore.

Ne, vijmë në këtë takim me ju, pasi në 12 vite fermat tuaja, prodhimet tuaja, mundi juaj, ka njohur vështirësi të mëdah, humbje të ndjeshme, rrokullisje serioze.

Sot, po të shkojmë në dyqanet e Elbasanit, të Tiranës dhe kudo, 80% të produkteve prodhohen në Shumadi, në Banat, prodhohen jashtë Shqipërisë.

Sot, sektori i bujqësisë dhe blegtorisë, që është një sektor bazë, në të cilin punësohen rreth gjysmë milioni shqiptarë, është një sektor për të mos thënë krejtësisht, por pothuajse krejtësisht i braktisur nga kjo qeveri. Ky sektor i jep vendit 90% të prodhimit të brendshëm. Ky sektor financohet vetëm 0.5% të prodhimit të brendshëm.

Ju nuk jeni më pak punëtorë se sa fermerët e Maqedonisë, të Kosovës, apo të Serbisë, ose të Malit të Zi. Jo, ju jeni shumë punëtorë. Dhe sigurisht, ju doni që fermat tuaja, serrat tuaja, stallat tuaja, të ecin përpara, t’u begatojnë, të pasurohen.

Por, kjo nuk ndodh. Sepse, me politikën që ndoqi kjo qeveri, ishte një politikë shkatërrimtare. Hapi kufijtë, doganat për prodhimet e Serbisë, Maqedonisë, fermerë të të cilave, subvencionohen nga 5 gjer 8 herë më shumë se ju.

Pra, në qoftë se ju merrni 100 euro subvencion, fermeri në Maqedoni merr 500 euro subvencion, fermeri në Kosovë merr 400 euro subvencion, fermeri në Serbi merr 700 ose 800 euro subvencion.

Ky është realiteti. Kjo është e vërteta!

Ndodh që ju nuk konkurroni dot në tregje, sepse ai e ka të subvencionuar çmimin, dhe fëmijët tuaj largohen ëpr të ndërtuar ëndrrën e tyre, jo në Elbasan, jo në Shqipëri, po për ta ndërtuar në Itali, Greqi, dhe në vende tjera.

Unë, do t’u dërgoj atyre një përshëndetje shumë të përzemërt dhe një nderim shumë të madh.

Ata janë bërë individë të shquar, biznesmenë të shquar, dhe janë atdhetarë të flaktë aty ku janë. Njëri prej tyre është, Eduart Çekrezi, të cilin unë pata fatin ta njoh fort këto kohët e fundit. Por, edhe shumë e shumë të tjerë.

Ata, këtë vit votojnë për herë të parë dhe ata do t’i japin vendit të tyre mbështetje historike me votën e tyre. Së bashku me ju, do ta ndajnë Shqipërinë nga kjo e keqe e madhe.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: