POLITIKË /

Berisha: Tirana me 26 nentor të jetë e tëra në duart e qytetarëve, jo të qeverisë

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka kërkuar nga drejtuesit politikë të qarqeve një mobilizim të jashtëzakonshëm për protesten e së martes

Shkruar nga Versus

Berisha: Tirana me 26 nentor të jetë e tëra në duart e

Në mbledhjen e zhvilluar pasditen e së shtunës me drejtuesit politikë të qarqeve, kryetari i PD-së, Sali Berisha ka kërkuar nga ata një mobilizim të jashtëzakonshëm.

Berisha bëri thirrje që ditën e martë në orën 17:00, Tirana duhet të jetë e gjitha në duart e qytetarëve dhe jo të qeverisë.

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Mirëmbrëma dhe përshëndetje zoti Noka, zotërinj drejtues të PD të qarqeve.

Kjo mbledhje e thirrur me urgjencë lidhet me protestën, me marshimin në Tiranë të qytetarëve të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë me datën 26 nëntor, ora 5.

Koha në të cilën thirret jo protesta, por mosbindja civile, është e shkurtër.

Por, revolta, zemërimi i qytetarëve ndaj qeverisë rritet me shpejtësi progresive nga java në javë.

Zemërimi ndaj saj është i pandalshëm.

Në këtë kuadër mund të themi se protesta e datës 26 nëntor është një hap i vonuar.

Ndaj dhe kërkoj nga ju, nga kryetarët e degëve, kryesitë e degëve, anëtarët e kryesive, kryetarët e grupseksioneve, anëtarët e grupseksioneve dhe mbështetësit tanë, një mobilizim të jashtëzakonshëm në mënyrë që Tirana me datë 26 të jetë e tëra në duart e qytetarëve dhe jo të qeverisë.

Asgjë nuk ka më të pamëshirë se kohën dhe këtë duhet ta kemi të qartë secili nga ne.

Kjo narkoqeveri nuk meriton asnjë minutë kohë të vetme.

Sulmi dhe vetëm sulmi duhet të jenë qëndrimet tona.

Mosbindja civile e ditës së martë, marshimi në Tiranë, duhet të jetë një triumf i vërtetë i revoltës, i zemërimit, i shpirtit të pamposhtur të qytetarëve në kryeqytetin e tyre.

 

Ndaj dhe, të nderuar drejtues politikë të qarqeve, duhet marrë çdo masë për një dyndje masive të opozitarëve në Tiranë.

Duhet të marrim çdo masë për të dëshmuar përpara shqiptarëve se ne jemi shumica, dhe jo vetëm shumica politike, por edhe shumica numerike dhe se narkodiktatura nuk ka të ardhme.

Ajo mbahet tani nga organet e dhunës.

Një akt që më rikujton muajt e fundit të diktaturës komuniste, i ndërruan të gjithë drejtorët dhe sollën në krye të policisë banditë të damkosur, njerëz me lidhje të certifikuara, ushtarë të krimit.

Por unë jam këtu për të paralajmëruar, mos guxoni të prekni protestuesit e zemëruar.

Edhe njëherë, i them përfaqësuesit, bastardit të familjes Hoxha dhe përfaqësuesit të bandës së Troplinëve, mos ndërse narkobanditë kundër qytetarëve se do paguash çmimin më të shtrenjtë.

Nuk mund të mbani pushtetin me banda. Jo dhe jo.

Sirenat për narkodiktaturën në Shqipëri po bien në të katër anët e planetit.

Është detyra jonë dhe ne do e përmbushim këtë detyrë.

Ndaj dhe sipas planit të caktuar, Tirana në duart e qytetarëve të revoltuar.

Kemi tre ditë kohe, janë të mjaftueshme jo vetëm për shqiptarët në Shqipëri, por për shqiptarët në të katër anët e dheut të vërshojnë drejt Tiranës.

Nuk do zgjatem më shumë.

Ju uroj suksese.

Të qëndrojmë në lartësinë e thirrjes së kohës.

Koha na thërret!

Është radha jonë.

Është radha jonë.

Është radha jonë!

Poll