POLITIKË /

Berisha zbulon tre vendimet e para si kryeministër nëse fiton në 11 Maj

“O shqiptarë, ky ndërton rrugën me 10 mln euro, kur kushton 1.3 mln euro”- tha kreu i PD-së për rivalin e tij politik Rama

Shkruar nga Versus

Berisha zbulon tre vendimet e para si kryeministër nëse fiton në

Sali Berisha e ka të qartë se çfarë do të bëj në 100 ditët e para të qeverisjes në qoftë se shqiptarët do t'i besojnë sërisht me votë që të jetë në krye të ekzekutivit shqiptar.  

Pyetjes se cilin vendim do të firmoste, pas 11 majit nëse PD do të fitojë zgjedhjet, Berisha iu përgjigj se do të jetë vendimi për minimumin jetik 200 euro. 

I pyetur për programin elektoral të PD në zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit, kryetari i PD, Sali Berisha, tha gjatë intervistës në emisionin “Kjo javë” në Neës24, se të gjitha ato që janë shkruar në atë program janë të realizueshme. 

Sali Berisha: "Nuk premtoj qiellin, as gjëra të parealizueshme, por ato që realizoj. Premtoj se do ua kthej paratë shqiptarëve. O shqiptarë, ky ndërton rrugën me 10 mln euro, kur kushton 1 mln e 300 mijë euro. Ky merr 8.7 mln euro dhe i fut në xhepa. Unë do ia marr këtij dhe do ua jap ju. Ky është ekuacioni im. Shqipërinë në BE do ta çojmë ne. Ne anëtarësuam vendin në NATO. Tre ditë më parë BE tha se nuk ka datë për negociatat. Atë akt Brukseli nuk e bëri pa qëllim, por për të thënë se me Edi Ramën nuk keni datë.

100 ditët e para të ardhjes në pushtet: 200 euro minimum jetik, paga minimale 500 euro, heqja e taksës mbi naftën 1.1 euro dhe do të jepet karta e konsumatorit. Këto do të jenë të parat që do të bëjmë."

Nëse sot do të ishit në zyrën e kryeministrit, vendimi i parë që do të merrnit cili do të ishte?

Sali Berisha: Vendosja e minimumit jetik në 200 euro.

Poll