POLITIKË /

“Blind isha vetë”, Berisha për 21 janarin: Nuk blindoja dyer, s’jam frikacak

Shkruar nga Versus

“Blind isha vetë”, Berisha për 21 janarin: Nuk blindoja

Kryedemokrati Sali Berisha gjatë konferencës së sotme me gazetarët u është përgjigjur edhe pyetjeve të bëra lidhur me vrasjet e 4 protestuesve si sot para 15 vitesh kur ai ishte kryeministër. Berisha akuzoi Ramën si organizator kryesor.

“Nuk e di a e kanë thirrur apo jo, por ka një organizator kryesor dhe ky është Edi Rama”- tha ai.

Ndërsa shtoi se pavarësisht se i kishin ofruar që të largohej, ai nuk kishte pranuar të linte zyrën.

“Përgjegjësia ime se hidhnin gurë dhe plumba? E mohoi sot, por ato janë në dritare, të dokumentuara, plumba dhe revolta e tyre. Janë të dokumentuara drejt kryeministrit që ishte në detyrë. Nuk blindoja dyer unë, blind isha vetë unë. Nuk lëshoja zyrën unë, nuk bëja si ky frikacak që ia mbath. Unë në zyrë sepse isha në të drejtën time, nuk i kisha borxh kujt. Kisha fituar zgjedhjet që plotësuan standartet kryesore”- shtoi Berisha. Versus.al

Poll