POLITIKË /

"Buallin e bën mizë", protesta e banorëve të Rrjollit kundër resortit të Ulajt, Qori: Berisha bëhet 'super diplomat'

Shkruar nga Versus
"Buallin e bën mizë", protesta e banorëve të
Biznesmeni Bashkim Ulaj dhe banorët e Rrjollit

Kryetari i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori nëpërmjet një deklarate në Report Tv reagoi lidhur me protestën e Partisë Demokratike më 10 shkurt duke e cilësuar atë si shfaqje dobësie.

“E vetmja dhunë autentike lind nga protestat spontane të popullit. Por kur një parti inskenon dhunë, kjo është e papranueshme dhe tregon impotencë. Dhuna përdoret për të fshehur pafuqinë, mungesën e besueshmërisë dhe popullaritetit,” tha Qori.

Ndërsa më tej pati edhe kritika përsa i takon heshtjes së Sali Berishës për protestën e banorëve të Rrjollit në pronat e të cilëve po ndërtohet resorti luksoz i biznesmenit Bashkim Ulaj.

“Sali Berisha bëhet ‘super diplomat’ kur duhet të flasë për protestën e banorëve të Rrjollit. Ai mund të shtrembërojë çdo situatë, por këtu e kthen buallin në mizë"- shtoi më tej kreu i Lëvizjes Bashkë.

Banorët e Rrjollit kundërshtojnë ndërtimin e resortit turistik nga kompania “Gener 2”, duke argumentuar se toka ku planifikohet projekti është pronë e tyre e ligjshme. Ata kanë protestuar edhe para SPAK-ut, ndërsa ajo çfarë vihet re është dhuna policore e përdorur ndaj tyre pavarësisht se Gjykata e shkallës së parë u kishte dhënë të drejtë më herët. Versus.al

Poll