Në komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të mbrojtjes u diskutua për projektbuxhetin 2026 dhe shumën që do t’i akordohet drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
I pranishëm ishte edhe drejtori i Burgjeve, Klevis Qose ndaj të cilit deputetët drejtuan disa pyetje. Deputeti i partisë “Mundësia”, Erald Kapri e pyeti Qosen mbi informacionet që ai kishte se burgu i Durrësit ishte kthyer në “hotel” për të burgosurit “VIP”, mes të cilëve kryebashkiaku Erion Veliaj dhe ish-zyrtarë të tjerë të PS.
Qose e mohoi diçka të tillë duke theksuar se nuk ka patur mobilje të reja siç pretendohet dhe se ka vetëm kushte të parashikuara në rregulloren e burgut.
Pjesë nga diskutimi në komision:
Erald Kapri: Kam informacion se në burgun e Durrësit ku kemi këta VIP-at e politikës, ka patur ndërhyrje nga jashtë për rritje komoditeti në qelitë e tyre. kam marrë vesh që janë futur marangozë, kuzhinierë, pajisje teknologjike, krevate m ëtë mirë. Pra kanë ndërhyrë ata për ta bërë qelinë si një dhomë hoteli.
Klevis Qose: Nuk mund të them që ka komoditete të mobiljeve siç po thoni. Të gjitha TV e krevatet janë brenda standarteve. Nuk kemi të kësaj kategorie që më thoni. TV janë të parashikuar në rregullore. Versus.al
