POLITIKË /

Debat mbi programin dhe rezolutën për genocidin serb në Kosovë, qeveria rrëzon dy kërkesat e opozitës

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla i ka kërkuar opozitës të saktësojë objektin e kërkesës së dorëzuar për mocion me debat në Kuvend.

Shkruar nga Versus

Debat mbi programin dhe rezolutën për genocidin serb në

Sot në Kuvend është mbajtur mbledhja e konferencës së kryetarëve ku është diskutuar mbi kërkesat e bëra nga opozita mbi mocion me debat për programin qeverisës të PS dhe për rezolutën mbi genocidin serb në Kosovë.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi kërkoi që mocioni me debat të mbahej të enjten duke qenë se nuk është planifikuar mbajtja e një séance tjetër plenare. Ai pretendoi se qeveria po ankohet për mungesën e dëshirës së opozitës për debat, kur në fakt është ajo vetë që po e pengon një gjë të tillë.

Ndërkohë përveçse mbledhjes së konferencës së kryetarëve, sot do të bëhet edhe konstituimi i 5 prej 11 komisioneve parlamentare të përhershme pas miratimit të përbërjes së tyre në seancën e kaluar. Versus.al

Poll