POLITIKË /

Opozita nuk i vonon më shumë listat, dorëzon emrat e drejtuesve të komisioneve

Shkruar nga Versus

Opozita nuk i vonon më shumë listat, dorëzon emrat e drejtuesve  
Pasi u duk sikur do të ishte pikënisja e një ngërçi të ri politik, mesa duket mos dorëzimi i emrave për kryetarët dhe anëtarët e komisioneve psrlamentare të cilat tashmë do jenë të përhershme, nuk ka zgjatur shumë.

Ina Zhupa do të drejtojë Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Jorida Tabaku Komisionin për Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik, Bardh Spahia Komisionin e Shëndetësisë, ndërsa Luçiano Boçi atë për Edukimin, Shkencën dhe Sportin.

Krahas emrave të kryetarëve të komisioneve, demokratët kanë dorëzuar në Kuvend edhe emrat për shtatë komisionet ku do të kenë pozicionin e nënkryetarit.

Para se të kalojnë për votim në seancë, propozimet e opozitës pritet të kalojnë nesër për miratim edhe në Konferencën e Kryetarëve, të thirrur herët në mëngjes nga kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi.

Drejtuesit opozitarë të komisioneve

Ina Zhupa – Kryetare e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën
Jorida Tabaku – Kryetare e Komisionit për Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik
Bardh Spahia – Kryetar i Komisionit për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale
Luçiano Boçi – Kryetar i Komisionit për Edukimin, Shkencën dhe Sportet

Poll