POLITIKË /

Kryemadhi merr mbështetje nga Shoqata e Grave të Divorcuara pas sulmeve: Jam e papunë dhe dua të jetoj jetën time!

Shkruar nga Versus
Kryemadhi merr mbështetje nga Shoqata e Grave të Divorcuara pas
Monika Kryemadhi

Ish-deputetja Monika Kryemadhi, e cila pak kohë më parë ka finalizuar divorcin nga ish-presidenti Ilir Meta, ka bërë me dije se ka marrë mbështetjen e Shoqatës së Grave të Divorcuara të Tiranës.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Kryemadhi shprehet se kjo shoqatë, e cila sipas saj numëron mbi 45 mijë anëtare, është e shqetësuar për gjuhën që është përdorur ndaj saj në publik.

Ajo thekson se nuk është më pjesë e politikës aktive dhe as “gruaja e një politikani”, duke kërkuar respekt për jetën e saj personale pas divorcit.

Kryemadhi shprehet:

“Të dashur miq, sapo mora një deklaratë mbështetëse nga Shoqata e Grave të Divorcuara të Tiranës, të cilat janë në një numër shumë të madh, mbi 45 mijë. Ato janë shumë të shqetësuara për gjuhën denigruese dhe dhunuese që bëhet ndaj meje, sepse unë nuk jam as ministre, as kryeministre, as deputete dhe as grua politikani.

Unë jam një grua e divorcuar, jam e papunë dhe dua të jetoj jetën time të lirë dhe nuk lejoj askënd që të më bjerë në qafë mua dhe familjes time. I dua dhe i përshëndes të gjitha gratë e divorcuara. Stay strong.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Monika Kryemadhi (@monika.kryemadhi)

Poll