POLITIKË /

Kanye West i jepet 4 mln euro për koncertin në Tiranë, Gonxhja: Nuk prekëm fondin e emergjencave!

Lidhur me dyshimet se akti normativ është antikushtetues, Gonxhja shtoi se në këtë vendim nuk ka asnjë paligjshmëri.

Shkruar nga Versus

Kanye West i jepet 4 mln euro për koncertin në Tiranë, Gonxhja:

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka deklaruar në një intervistë televizive se 4 milionë eurot që u akorduan për koncertin nuk kanë dalë nga fondi i emergjencave, por nga fondi rezervë.

“Nuk është prekur fondi i askujt spitali, i askujt programi, i askujt, në asnjë lloj forme. Ky është një fond i vogël, nuk e di shifrën ekzakte tani, po është një fond i vogël. E kam fjalën për fondin rezervë të buxhetit që është aty për raste kur ka nevoja të paparashikuara dhe që plotësojnë kushtet e një nevoje të paparashikuar”, tha ministri.

Lidhur me dyshimet se akti normativ është antikushtetues, Gonxhja shtoi se në këtë vendim nuk ka asnjë paligjshmëri.

“Si mund të jetë e paligjshme? Prandaj bëhet akt normativ, se ai merr fuqinë e një veprimi ligjor. Prandaj bëhet akt normativ, pra bëhet një autorizim ligjor i cili vjen ngaqë qeveria mendon se justifikohet plotësisht nevoja për shkak të dëmeve, impaktit, pasojave, pra gjithçkaje që lidhet me këtë rast specifik. Qeveria mendon që kjo është një gjë që është e nevojshme të ndodhë, është e drejtë e qeverisë ta bëjë këtë gjë”, tha ai./Versus.al

Poll