POLITIKË /

Ishte planifikuar të mbahej në 2027-ën, vihet në dyshim samiti i NATO-s në Tiranë

Shkak dyshohet të jetë fakti që Shqipëria nuk ka përmbushur detyrimet për shpenzimet e mbrojtjes.

Shkruar nga Versus

Ishte planifikuar të mbahej në 2027-ën, vihet në dyshim

Samiti i planifikuar për t’u mbajtur në 2027-ën në Tiranë është vënë në dyshim. Sipas ‘Bloomberg’, NATO po shqyrton mundësinë që të mos organizojë samitin vjetor gjatë vitit të ardhshëm në Shqipëri pjesërisht për të ulur tensionet me presidentin amerikan Donald Trump, një kritik i shpeshtë i aleancës, si dhe për të shmangur vëmendjen ndaj faktit se vendi pritës Shqipëria është një nga anëtarët me shpenzimet më të ulëta për mbrojtjen.

Bloomberg shkruan se Shqipëria ka qenë një nga vendet që ka shpenzuar më pak për mbrojtjen brenda NATO-s, duke mos arritur deri së fundmi objektivin afatgjatë për të shpenzuar të paktën 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për mbrojtjen.

Ndërkohë që sot zhvillohet samiti i NATO-s në Ankara, në qendër të vëmendjes janë kritikat e Trump për aleancën ushtarake të cilën e kritikoi sërish për rëndësinë e saj.

“Se kur do të zhvillohet Samiti, kjo është ende në diskutim”! Kështu deklaroi zyrtari i lartë i NATO-s, Giuseppe Cavo Dragone kur u pyet nga Bloomberg. Versus.al

Tags:

nato

Poll