
Sot Aleanca e Atlantikut të Veriut (NATO) mblidhet në Ankara të Turqisë për një takim me në fokus rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes nga shtetet anëtare.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, u bëri thirrje aleatëve të paraqesin plane konkrete për të përmbushur objektivin e shpenzimeve prej 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, një kërkesë e mbështetur fuqishëm nga presidenti amerikan Donald Trump.
Pritet që gjatë samitit të miratohet edhe një paketë ndihme ushtarake prej 70 miliardë eurosh për Ukrainën.
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është nisur sot drejt Turqisë ku do të marrë pjesë në samitin e rëndësishëm për sigurinë. Versus.al

