
Kryeministri Edi Rama ka denoncuar sot gjuhën denigruese ndaj tij në rrjetet sociale nga disa profile false.
Rama thotë se kjo urrejte digjitale prodhohet nga Lindja duke nënkuptuar Iranin.
Kryeministri paralajmëron se për këtë do të sjellë dhe prova.
“Çorba e sorrave, korbave dhe kuzhinierëve nga Lindja ku prodhohet shumica e helmit të urrejtjes digjitale (së shpejti edhe provat)”, shkruan Rama./Versus.al

