POLITIKË /

4 mln euro për koncertin e Kanye West, ish-ministrja e PS i kërkon Kuvendit të hetojë aktin normativ

Meksi i kërkon Kuvendit të verifikojë nëse akti normativ që qeveria miratoi me urgjencë më 6 korrik është ose jo kushtetues.

Shkruar nga Versus

4 mln euro për koncertin e Kanye West, ish-ministrja e PS i kërkon

Ish-ministrja socialiste në qeverisjen e PS drejtuar nga Fatos Nano në vitet 2003-2005, Ermelinda Meksi ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë për të miratuar një financim të pjesshëm për koncertin e Kanye West në Tiranë më 11 korrik.

Meksi i kërkon Kuvendit të verifikojë nëse akti normativ që qeveria miratoi me urgjencë më 6 korrik është ose jo kushtetues.

Ajo thotë se qytetarët kanë të drejtë të marrin një shpjegim të qartë nëse janë përmbushur kushtet e "nevojës" dhe "urgjencës" për nxjerrjen e këtij akti normativ, si dhe nëse përdorimi i fondit rezervë është bërë në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi.

 


“Transparenca, llogaridhënia dhe respektimi i ligjit janë parime themelore të administrimit të financave publike dhe kushte të domosdoshme për ruajtjen e besimit të qytetarëve te institucionet.

Kuvendi, si organi që ushtron kontrollin parlamentar dhe shqyrton/miraton aktet normative të Këshillit të Ministrave, ka përgjegjësinë të verifikojë nëse, në këtë rast, janë respektuar kërkesat kushtetuese dhe ligjore për nxjerrjen e aktit normativ, si edhe kriteret që rregullojnë përdorimin e fondit rezervë të buxhetit të shtetit”, shkruan Meksi./Versus.al

 

Poll