POLITIKË /

Deklaratë shokuese e Nokës: Policia transportoi Suel Çelën tek dentisti në Tiranë

Shkruar nga Versus

Deklaratë shokuese e Nokës: Policia transportoi Suel Çelën  
Deputeti i PD, Flamur Noka ka bërë një deklaratë shumë të fortë në Kuvend mbi të shumëkërkuarin Suel Çela.

Teksa foli për mungesën e policëve në gjykata, Noka tha se policia e kishte shoqëruar Suel Çelën tek dentisti në Tiranë.

Noka: Ka ndodhur ngjarje shumë më të pakonsiderueshme si kjo që ndodhi në gjykatën e Apelit në Tiranë kanë dhënë dorëheqje drejtorë policie, ministria, madje në Austri për një ngjarje më të vogël se kjo ka rënë dhe qeveria. Ju flisni  për një qeveri që do ta çojë Shqipërinë në Europë, por ju e keni me një Është vrarë një gjyqtar dhe këtu ministri i Drejtësisë së bashku me zonjën ministre të Brendshme, në vend që të mbanin përgjegjësi morale dhe ligjore vijnë këtu dhe zgërdhihen, ju i duartrokisni, vijnë këtu dhe flasin idiotësira duke i drejtuar se fajtor është opozita, dhe kjo është idiotësi.

A e kuptoni se ku jeni? Ju zotëri prandaj i keni çuar situatën në këtë vend, sepse kur trimërohet krimi. Ju nuk keni policë të mbroni gjykatësit, por për të shoqëruar Suelin te dentisti nga Elbasani në Tiranë e bëni ju, keni policë. Ja pra kjo është e vërteta. Jo më larg se para dy javësh me policë dhe makinë policie, këtu po të ndodhte kjo gjë në çdo vend të botës do të shembej gjithë shteti.

Poll