POLITIKË /

“Dënim maksimal për zjarrvënësit e qëllimshëm”/ Balluku njofton: Do ketë penalitete, identiteti i tyre do bëhet publik

Nga Bulqiza, Balluku u shpreh se për këta persona do të ketë penalitete, si dhe identiteti i tyre do të bëhet publik.

Shkruar nga Versus

“Dënim maksimal për zjarrvënësit e

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi se do të ketë dënim maksimal për zjarrvënësit e qëllimshëm.

Nga Bulqiza, Balluku u shpreh se për këta persona do të ketë penalitete, si dhe identiteti i tyre do të bëhet publik.


“Është e patolerueshme kjo. Kjo nuk është vetëm në zonën e Bulqizës, kjo është në të gjithë Shqipërinë.

Është bërë punë e shkëlqyer nga punonjësit e policisë, nga zjarrfikësit.

Forcat e Armatosura kanë qenë në krye të kësaj beteje me zjarrin.

Ne gjejmë rastin për t’i falenderuar të gjithë ata që kanë kontribuar. E rëndësishme është që nuk kemi pasur humbje në jetë njerëzish.

Jugu vijon të jetë në situatë kritike, pritet rënie temperaturash. Kjo do na ndihmojë të rikuperojmë dhe të shuajmë vatrat e zjarrit”, theksoi ajo.

Poll