POLITIKË /

‘’Nuk lëpihem për një karrige’’, Arben Malaj për Ramën: Do vazhdoj ta kritikoj

Megjithatë Malaj tha se vijon të jetë anëtar i PS.

Shkruar nga Versus
‘’Nuk lëpihem për një karrige’’, Arben
Edi Rama dhe Arben Malaj

Ish-ministri i Financave Arben Malaj ka folur në emisionin ‘’Off Record’’ mbi pozicionin e tij në Partinë Socialiste dhe angazhimin publik, duke nënvizuar se ky i fundit buron nga bindjet dhe jo interesi personal.

Ai tha se është anëtar i Partisë Socialiste, por nuk aktivizohet në forumet e saj. Ndërsa shprehur mirënjohjen për PS, ai tha se nuk i lë dot parimet për një karrige dhe se do tëe vazhdojë ta kritikojë Ramën.

“Unë nuk jam aktivist. Unë e kam ndarë me të. Jam anëtar i Partisë Socialiste i përjetshëm dhe mirënjohës, por nuk e lë parimin për ndonjë karrige. Unë s’dua ta mund Ramën. Unë do vazhdoj ta kritikoj. Jam si pika e ujit, konstante."-tha Malaj. Versus.al

Poll