POLITIKË /

Deputetet gra të opozitës kërkesë Begajt për ligjin e gjinive: Refuzoje, deformon shoqërinë shqiptare

Shkruar nga Versus

Deputetet gra të opozitës kërkesë Begajt për ligjin e

Deputetet gra të opozitës i janë drejtuar presidentit të Republikës, Bajram Begajt me një kërkesë zyrtare që ta kthejë për rishqyrtim në Kuvend ligjin për barazinë gjinore që u miratua të enjten e kaluar në seancën maratonë.

Në kërkesën e dorëzuar nga ligjvënëset, ato argumentojnë se ligji bie ndesh me Kushtetutën pasi rrezikon të imponojë në shoqërinë shqiptare një ideologji që bie ndesh me kulturën tonë.

Në kërkesë theksohet se Presidenti ndodhet përpara një prove historike: a do të mbrojë parimet e Kushtetutës, të arsyes dhe të lirisë, apo do të dorëzohet para ideologjisë së imponuar?

Deputetet i bëjnë thirrje të ndalojë, siç shkruajnë ata, “përcarjen, deformimin dhe denatyrimin” e shoqërisë shqiptare duke i kujtuar edhe këshillat dhe reagimet e komuniteteve fetare të cilat gjithashtu kërkojnë të ruajnë traditën shqiptare.

Në kërkesë përmendet neni 85 i Kushtetutës, që i jep Presidentit kompetencën të kthejë ligjin për rishqyrtim në Kuvend.

“Për këtë arsye, ju kërkojmë që të ngriheni në lartësinë e detyrës dhe të ndiqni parimet e drejtësisë dhe Kushtetutës,” thuhet në dokument. Versus.al

Poll