POLITIKË /

“Deputetët të deklarojnë a kanë përdorur Sky Ecc”, Bardhi: E turpshme që t’u kërkohet vetëm policëve

Çuçi tha se me këtë propozim, Bardhi po kërkon të shfaqë veten si të pastër.

Shkruar nga Versus

“Deputetët të deklarojnë a kanë përdorur Sky

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka propozuar gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit të Mandateve që të bëhet e detyrueshme për deputetët e Kuvendit që të deklarojnë nëse kanë përdorur apo jo aplikacionet “Sky Ecc” dhe Encochat.

Bardhi tha se ka dyshime se e kanë përdorur deputetë dhe ministra dhe se duhet bërë transparencë pa u përpjekur të fajësohet dikush. Gjatë propozimit të tij pati edhe një debat me Çuçin, i cili tha se kjo është çështje që duhet parë më në detaje.

“Ne themi të bëjmë transparencë secili për veten tonë. Deputetët të bëjnë transparencë është njësoj sikur gazetarët t’i pyesin “ke përdorur apo jo Sky Ecc”. Ne themi sa kohë përdorimi prish reputacionin e Kuvendit, atëherë institucioni vetë merr masa për ta bërë të detyrueshme deklarimin nëse një deputet e ka përdorur apo jo”- tha demokrati.

Bardhi-Çuçit: Ti je shumë i shqetësuar mor zotëri, sidomos kur përmendet Sky Ecc dhe Encrochat.

Çuçi: Unë as nuk i di këto

Bardhi: Po ti ke qenë ministër i Brendshëm mor zotëri, si nuk e ditke! Është turpi i Zotit që ministri i Brendshëm të mos dijë metodat me të cilat komunikon krimi i organizuar. Do të thotë se nuk ke qenë asnjë ditë në detyrë. Po për çfarë ke qenë ti aty, për shef personeli?

Sipas deputetit demokrat, është e turpshme që policëve me pagë aq të ulët u kërkohet që të deklarojnë nëse i kanë përdorur këto aplikacione, ndërsa zyrtarët e lartë që ua kërkojnë i kanë përdorur vetë.

“Kuvendi nuk ka përse të identifikohet si institucion që ka përdorur të njëjtat aplikacione si krimi i organizuar. Nuk ka asnjë implikim ligjor, nuk po themi se janë kriminela ata që e kanë përdorur. Po e përsëris është turp ti kërkosh punonjësit të policisë me pagë 600 mijë lekë nëse ka përdorur apo jo Sky Ecc, ndërsa ata që ia kërkojnë, e kanë përdorur vetë”- shtoi Bardhi. Versus.al

Poll