
Diaspora e Lirë i ka dërguar një letër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), duke rikujtuar se kanë mbetur vetëm 22 ditë deri më datën 13 Nëntor 2024 për të përfunduar procesin e miratimit të akteve nënligjore të nevojshme për mundësimin e votës së shqiptarëve jashtë vendit.
Në letrën e tyre, ata theksojnë se ky afat është jashtëzakonisht i shkurtër, duke marrë parasysh kompleksitetin e procesit, i cili përfshin hartimin, hapjen për diskutim publik, zhvillimin e diskutimeve në grupet e punës dhe miratimin përfundimtar të akteve.
Në fund të letër, diaspora bën thirrje për veprim urgjent, duke nënvizuar se është thelbësore që të gjitha palët e interesuara të përfshihen në procesin e diskutimit deri në miratimin e akteve.
Letra e plotë:
????Ë????????????????Ë ???????????????????????????? ???????????????????????????????? ???????????????????????????????????????? ???????????????????????????? ????Ë ????????????????????????????????????????
????ë????????????: Mosmiratimi i akteve nënligjore për votim nga diaspora në zgjedhjet Parlamentare 2025
????????????????????????????????:: Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ)
????ë???? ????????????????????????:
• Keshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë
•Partive Politike në Shqipëri
• Organizatave të Shoqërisë Civile
• Përfaqësive Diplomatike të Republikës së Shqipërisë
•Misionit të OSBE/ODIHR në Shqipëri
I nderuar Komision Qendror i Zgjedhjeve,
Me këtë kërkesë, deshirojme t’ju rikujtojmë se kanë mbetur vetëm ???????? ????????????ë deri më datën ???????? ????ë???????????????? ???????????????? për të perfunduar procesin e miratimit te të gjitha akteve nënligjore të nevojshme për mundesimin e votës së diasporës.
Ky afat eshtë jashtëzakonisht i shkurtër, duke pasur parasysh kompleksitetin e procesit që përfshin hartimin, hapjen për diskutim publik, zhvillimin e diskutimeve në grupet e punës dhe miratimin perfundimtar të këtyre akteve.
Çdo vonesë e mëtejshme do te rrezikojë seriozisht të drejtën kushtetuese të votës për qytetarët shqiptare qeë jetojnë jashtë vendit dhe do të minojë përgatitjet e nevojshme për zgjedhjet e ardhshme.
????ë???????????????????? ????????????ë:
Me besim të plotë, ju nxisim te veproni me urgjencë për të permbushur detyrimet ligjore që lidhen me përgatitjen e akteve nënligjore, duke perfshire si gjithmonë të gjitha palët e interesuara në procesin e diskutimit deri në miratimin e tyre.
Koha është e kufizuar, dhe çdo hap i mëtejshëm eshtë thelbësor per te garantuar te drejtën e votës për diasporën.
Në pritje te veprimeve tuaja, mbetemi me respekt.
Diaspora Për Shqipërine e Lirë

