POLITIKË /

Qeveria nuk tërhiqet për zonat e Mbrojtura/ Marta Kos: Kemi kërkuar para protestave shfuqizmin e amendamenteve të 2024-ës. Rama: Ligji do të modifikohet!

Kos tha se, për projektin në Zvernec, mbrojtja mjedisore është pjesë e kritereve të BE-së dhe ka një sërë ligjesh që duhet të ndryshohen.

Shkruar nga Versus

Qeveria nuk tërhiqet për zonat e Mbrojtura/ Marta Kos: Kemi

Komisionerja e Zgjerimit në Bruksel, Marta Kos e pyetur nga mediat për projektin e Zvërnecit si një nga arsyet e protestave në Tiranë, tha se me qeverinë shqiptare është kërkuar më herët shfuqizimi i amendamenteve të vitit 2024 për zonat e mbrojtura dhe ligjin për investimet strategjike, në kuadër të harmonizimit të legjislacionit me standardet e BE-së.

Sipas saj, Kapitulli 27 për mjedisin mbetet një nga më kërkuesit në procesin e negociatave. Komisionerja theksoi se protestat në Tiranë nuk ndikojnë në procesin e anëtarësimit.

Kos tha se, për projektin në Zvernec, mbrojtja mjedisore është pjesë e kritereve të BE-së dhe ka një sërë ligjesh që duhet të ndryshohen.

“Edhe para protestave kemi rënë dakord që të shfuqizohen amendamentet për vitin 2024 për zonat e mbrojtura dhe investimet strategjike, këto do të bëheshin për kapitullin 27. Do të inkurajoja autoritetet sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha komisionerja Kos.

Sipas saj, protestat janë pjesë e demokracisë dhe mënyra si vendet i trajtojnë ato është e rëndësishme. Inkurajoj që qeveria të trajtojë shqetësimet e qytetarëve.

“Por kapitulli 27 është një prej më kërkuesve, më së shumti sepse Shqipëria duhet të harmonizojë legjislacionin”, tha komisionerja Marta Kos.

Por kryeministri Rama nuk është tërhequr nga qëndrimi i tij duke shtuar se ligji për zonate mbrojtura nuk do të shfuqizohet plotësisht, por do të modifikohet sipas nevojës për përshtatjen e tij me legjilacionin e BE-së.

“Na duhet ta trajtojmë ligjin mbështetur në të gjitha standardet europiane dhe të ndryshojmë gjithçka që s’është në pajtim me standardet europiane.

Shfuqizimi nënkupton anulim. Ligji për zonat e mbrojtura është një nga ligjet më të mira që kemi, kemi punuar shumë fort. Na duhet të trajtojmë pjesë specifike që duhet të jenë në pajtim të plotë me BE, edhe për këtë po punojmë me Komisionin. Shfuqizim nuk është një fjalë që e marrim si fjalë për të qenë në përputhje, është miratim 100% me standardet”, tha Rama./Versus.al

Poll