POLITIKË /

“Diaspora të përgatitet për protesta të fuqishme”, Berisha thirrje për mosbindje civile para ambasadave

Berisha kërkoi që mosbindja civile të zhvendoset në shtetet ku jetojnë emigrantë shqiptarë.

Shkruar nga Versus

“Diaspora të përgatitet për protesta të

I pyetur për mosbindjen civile të cilën më herët PD e ka zhvilluar duke bllokuar akse në disa qytete të vendit, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se aksioni do të vijojë nga diaspora shqiptare.

Gjatë konferencës së përjavshme me gazetarët, Berisha kërkoi që të lejohet edhe votimi i shqiptarëve që nuk kanë kartë ID dhe pasaportë ose në të kundërt do të organizohen demonstrate në ambasadat e vendeve ku jetojnë emigrantët shqiptarë.

“Pra, ne e bëmë edhe kompromisin, por meqenëse u kërkua dhe në sensin që të bëjmë ndryshime me lëshime reciproke, kjo nuk duhet të jetë fare lëshim se nuk mund të ketë forcë politike që të pranojë të ndëshkojë dy të tretat e shqiptarëve se nuk kanë letërnjoftimet shqiptare apo pasaportat në xhep.

Në këtë kontekst, unë ftoj edhe njëherë, në radhë të parë KQZ që të bëjë demarshet zyrtare dhe të shprehet publikisht sepse zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese është një detyrim madhor kushtetues. Përndryshe, ne do organizojmë demonstratat më të fuqishme pranë ambasadave të narkoshtetit, por jo vetëm pranë ambasadave”- u shpreh Berisha.

Sipas Berishës, mosbindja civile e nisur në Shqipëri do të vazhdojë edhe në vende të tjera ku ka shqiptarë.

“Edhe njëherë u bëj thirrje të gjithë emigrantëve dhe diasporës, të përgatiten për protestat më të fuqishme para selive të ambasadave që përfaqësojnë narkoshtetin, i cili kërkon t’i dënojë ata dhe de facto t’ua mohojë të drejtën e votës.

Përbën kjo një shkelje shumë të rëndë, shumë të madhe, përjashtimi i 1 milion shqiptarëve vetëm se nuk kanë dokument shqiptar, është i padëgjuar ndonjëherë”- shtoi kryedemokrati. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: