POLITIKË /

Dikur i akuzonte për korrupsion, Shabani zgjidhet Avokat i Popullit me votat e PS! Rama i pranishëm gjatë votimit

Shkruar nga Versus

Dikur i akuzonte për korrupsion, Shabani zgjidhet Avokat i Popullit me

Endri Shabani, ish-kreu i Nismës Thurje u zgjodh dje Avokat i Popullit me 85 vota pro në Kuvend dhe 3 kundër, ndërsa opozita braktisi sallën e parlamentit duke akuzuar qeverinë se kishte bërë Pazar me njërin prej ish-kryetarëve të partive të vogla politike.

Dikur i akuzonte për korrupsion, Shabani zgjidhet Avokat i Popullit me

Pavarësisht se fillimisht 35 deputetë demokratë kishin dhënë firmat për kandidaturën e Shabanit, ata më pas kërkuan të tërhiqeshin duke argumentuar se të njëjtat firma i kishin dhënë dhe për kandidatë të tjerë dhe se në përfundim mbështesnin Adriana Kalanë dhe Besim Ndregjonin.

Kërkesa e PD për heqjen e zgjedhjes së Avokatitt ë Popullit nga rendi i ditës nuk u miratua, ndërkohë që gjatë votimit të Shabanit në krye të këtij institucioni, edhe kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në Kuvend. Versus.al

Poll