Batutat dhe ‘disset’ mes ish-kryedemokratit Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama, ia kanë dalë që të zënë vend për diskutim në debate televizive.
Edhe avokati Ylli Manjani tha se ky ka qenë që prej fillimit qëllimi i Bashës i cili sipas tij kërkon të jetë pjesë e vëmendjes publike duke u bërë “meme” si dhe e Ramës që kërkon ta përdorë këtë për të përçarë edhe më shumë votat e elektoratit të djathtë.
“Luli nuk ka asnjë interes tjetër përveçse të shitet në publik si meme. Dhe këtë mundësi po ia jep Edi Rama. Ai e ka kapur dhe po bën meme. Mesa duket strategjia e tij elektorale është të bëjë sa më shumë meme që të zërë hapësirën publike. Që të jetë e suksesshme kjo, duhet të të kuotojë Edi Rama që është politikani më i pëlqyer në vend. Pra Rama po tenton ta bëjë faktor.
Strategjia elektorale e Ramës është që duhet të shesë në publik se kundërshtarët e tij politikë, janë të përçarë. Dhe në fakt ia arrin se sado i dobët të jetë Luli apo Alibeaj prapë 100 vota do ia heqë PD-së. Nëse i hyjmë përmbajtjes pastaj, është copë mishi me dy sy. Të hajë një copë bukë me kos i shkreti”- u shpreh Manjani. Versus.al







