POLITIKË /

"Dita kur shqiptarët zbresin në Tiranë", Sali Berisha thërret protestë kombëtare më 8 shkurt

Shkruar nga Versus

"Dita kur shqiptarët zbresin në Tiranë", Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka thirrur protestë kombëtare në Tiranë më datë 8 shkurt.

Në konferencën për mediat kryedemokrati u bëri thirrje qytetarëve që të mblidhen para kryeministrisë në orën 17:00 në atë që e konsideroi se do jetë “protesta më e fuqishme”.

“Të shtunën shqiptarët zbresin në Tiranë dhe Tirana zbret në sheshe dhe rrugë Të gjitha hollësitë dhe ora e protestës do të njoftohen shumë shpejt. Por e shtuna e 8 shkurtit është dita kur shqiptarët zbresin në Tiranë dhe Tirana zbret në sheshe dhe rrugë”- u shpreh Berisha.

Kjo është protesta e dytë e thirrur nga Sali Berisha që prej lirimit të tij nga arresti shtëpiak ku qëndroi për 11 muaj si i pandehur për aferën e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

Protesta më e fundit ishte ajo e thirrur më 23 dhjetor, ku u bllokuan 5 pika kryesore të qarkullimit në kryeqytet. Berisha i ka konsideruar protestat si vijim i mosbindjes civile me kërkesën kryesore të tij dhe PD që të formohet një qeveri teknike për të çuar vendin në zgjedhje në mënyrë që të depolitizohet administrate publike. Versus.al

Poll