POLITIKË /

Ditë zie në Kosovë pas vdekjes së Rexhep Qosjes

E premtja u shpall ditë zie shtetërore, ndërsa akademiku u përcollsot në heshtje drejt banesës së fundit

Shkruar nga Versus

Ditë zie në Kosovë pas vdekjes së Rexhep Qosjes

Në nderim të jetës dhe veprës së akademikut Rexhep Qosja, dita e nesërme është shpallur Ditë zie shtetërore në Kosova. Lajmi është bërë i ditur nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, e cila theksoi se ky vendim është një shenjë respekti për një figurë që i dha kulturës shqiptare dije, vepër dhe autoritet.

Ndërkohë, brenda ditës së sotme, akademiku është përcjellë për në banesën e fundit në një ceremoni thellësisht familjare, larg vëmendjes publike, ashtu siç ishte dëshira e të afërmve. Ai u varros në Dragodan, në një atmosferë të qetë dhe intime, ku morën pjesë vetëm familjarë dhe njerëz të afërt.

Rexhep Qosja u nda nga jeta këtë të enjte në moshën 89-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të jashtëzakonshme në mendimin kritik, letërsinë dhe studimet albanologjike. Shpallja e Ditës së zisë shtetërore pritet të shoqërohet me homazhe dhe aktivitete përkujtimore në nder të figurës së tij.

Poll