Deputeti Agron Shehaj kërkoi sot në Kuvendin e Shqipërisë interpelancë me ministren e Shëndetësisë, Albana Koçiu, për skandalin e Onkologjikut lidhur me mungesën e ilaçeve.
Gjatë fjalës së tij deputeti Shehaj tregoi denoncimin e një qytetari i cili kishte humbur djalin për shkak të mungesës së ilaçeve ku dhe i kërkoi ministrës Koçiu t'i përgjigjet qytetarit dhe jo pyetjeve të tij.
''E kam kërkuar këtë interpelancë sespe zonja Ministrja të mos i përgjigjet pyetjeve të mia por të qytetarëve pasi as ministrja, sa unë dhe asnjë nga ne nuk e dime se çfarë ndodh në spitalet shtetërore. Janë qytetarët që e dinë shumë mirë se si është gjendja në spitale pasi përballen çdo ditë. Ministrja duhet t'i përgjigjet këtij qytetari. Bujar Balla humbi jetën 39 vjeç për mungesë ilaçesh.
Denoncimi i qytetarit: Djali im filloi kimiot dhe më 3 korrik kishte radhët e mjekimit dhe ishte shumë mirë. U ngrit dhe shkoi tek mjekja të cilës i kërkoi mjekimin. Kur të vijnë i tha mjekja. Çuni humbi jetën për mungesën e ilaçeve. Më datën 1 shtator me vdiq, më vdiq çuni 39 vjeç. Do marrin në qafë të tjerët mirë çuni im që vdiq por do marrin në qafë të tjerët.
Unë e kuptoj se nuk ju intereson as vdekja e djalit të një qytetari. Mund të mbani heshtje dhe të mos bëni muhabet por ta dëgjoni qytetarin. Keni respekt. Zonja ministre jepni përgjigje këtij qytetari: do merrni në qafë të tjerët pa mirë çuni im iku.''' u shpreh deputeti Shehaj në parlament.
Ndërsa ministrja Koçiu në përgjigjje të saj tha se deputeti Shehaj po e përdor rastin për kredo politike.
''Nuk e mendoja kurrë që do të vijë këtu dhe do të trajtoje këtë fatkeqësi të një qytetari për kredo politike më beso je i humbur në këtë pikë. Nuk trajtohen sëmundjet dhe fatkeqësitë për kredo politike. Nëse do mund ti shkojmë rastit deri në fund por nuk është vendi për rastet specifike që nuk ka të bëjnë me atë që deklaruat ju, por ka të bëjë me faktin se sëmundje e kancerit nëse nuk kapen në kohë ka specifikat e veta. Për sëmundje të tilla bëjmë fushata ndërgjegjësuese flasim nga mëngjesi deri në darkë që njerëzit të shkojnë të bëjnë kontrolle periodike që pikërisht ju të mos merrni fatkeqësinë të një prindëri dhe ta bëni publike këtu. Nuk do të bie në bataukun e asaj që doni të bëni, nuk kam ndërmend të jap shpejgime për këtë sikundër nga ana tjetër ti në cilësinë e deputeti dhe unë cilësinë e ministres do të kishe kaq shumë ndjesi të forta për të ndihmuar qytetarët që kanë problematike mund t'i vijë një herë të vetme t'i bije derës time për të trajtuar këtë shqetësim por merresh me mesazhe në rrjete sociale dhe çfarë të thonë nëpër korridore, turp për ju se më këtë narrative politike do të merrni ndonjë votë.' u shpreh ministrja Koçiu./Versus.al
/Versus.al