POLITIKË /

“Djathtas 1912”/ Prezantohet logoja dhe partia më e re në politikën shqiptare

Një grup deputetësh të djathtë që nuk mbështesin as Sali Berishën dhe as Lulzim Bashën, të cilëve u janë bashkuar edhe aktivistë politikë dhe ish-pjesëtarë të PD-së kanë krijuar një parti të re politike.

Shkruar nga Versus

“Djathtas 1912”/ Prezantohet logoja dhe partia më e re në

Një grup deputetësh të djathtë që nuk mbështesin as Sali Berishën dhe as Lulzim Bashën, të cilëve u janë bashkuar edhe aktivistë politikë dhe ish-pjesëtarë të PD-së kanë krijuar një parti të re politike.

Ata kanë prezantuar ditën e sotme partinë ‘Djathtas 1912’.

Pjesë e kësaj partie të re duke të jenë disa nga figurat e larguara nga Partia Demokratike, si Enkelejd Alibeaj, Arbi Agalliu, Flutura Açka, Seladin Jakupllari, Edvin Kulluri, Agron Kapllanaj dhe Roland Bejko.

Në prezantimin për mediat, drejtuesi i kësaj partie Enkelejd Alibeaj, teksa lexoi Kartën e Parimeve dhe Vlerave të partisë së re, u shpreh se ajo është e bazuar në 5 shtylla themelore.

“Ne besojmë në parimet e spektrit të djathtë, i cili ka në themelet e tij lirinë e individit si baza e të githë kohezionit shoqëror, ekonomik dhe politik. Për ne, përfaqësimi sa më i drejtpërdrejtë i sovranitetit popullor në çdo nivel të qeverisjes është jetësimi i lirisë. Ne e shohim zhvillimin e vendit të bazuar mbi pesë shtylla themelore të lirisë: individin, pronën, familjen, vetëqeverisjen dhe besimin”, tha Alibeaj në prezantimin e partisë.

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: