POLITIKË /

Dje nisi burgun, avokatët e Salianjit bëjnë gati dosjen në Gjykatën e Lartë, kërkojë pezullim të dënimit

Paralelisht me këtë kërkesë, avokatët kanë përgatitur edhe shkresën për pezullim për Gjykatën e Lartë, e cila do të dorëzohet së bashku me rekursin sapo të zbardhet vendimi i arsyetuar i Gjykatës së Apelit.

Shkruar nga Versus

Dje nisi burgun, avokatët e Salianjit bëjnë gati dosjen në

Avokatët deputetit demokrat Ervin Salianji kanë depozituar një ditë më parë, në Gjykatën e Tiranës, një kërkesë për shtyrjen e ekzekutimit të dënimit me burg.

Kujtojmë se Gjykata e Apelit shpalli disa ditë më parë vendimin e formës së prerë për Ervin Salianjin, i cili akuzohet për kallëzim të rremë në dosjen "Babale", duke lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë që e kishte dënuar me 1 vit burg.

Përveçse do të përfundojë pas hekurave, Salianji do të humbasë edhe mandatin si deputet i Partisë Demokratike në qarkun e Korçës.

Neni 71.1 i Kushtetutës përcakton se deputeti e humb mandatin e tij kur dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krimi.

Konstatimi i humbjes së mandatit të tij do të formalizohet përmes Këshillit të Mandateve në Kuvend që njofton Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për vakancën e krijuar. Në momentin që KQZ njoftohet se është krijuar një vakancë në Kuvend, përcakton se cilit qark dhe cilës forcë politike i përket mandati i mbetur bosh.

Gjasat janë që mandati i Salianjit t’i takojë ish-prefektit të qarkut të Korçës, Andrea Mano.

Një ditë para se të merrej vendimi, deputeti demokrat lëshoi akuza ndaj gjyqtarit të shkallës së parë, që e dënoi me një vit burg.

Ndërsa për gazetarin Jetmir Olldashi vendimi i Gjykatës së Apelit është 100 orë punë në komunitet.

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: