Zegjine Çaushi, kandidatja e PS për deputete në qarkun e Fierit, ka reaguar pas denoncimit që Gazment Bardhi bëri dje ndaj saj ku pretendonte se grantet e bashkisë Roskovec, ishin përfituar nga familja e kandidates.
Në videon, ku përpiqet të ironizojë reagimin e Bardhit ndaj saj, Çaushi shfaqet plot vetëbesim, ndërsa shkrin së qeshuri shoqet e saj teksa u thotë se nga ky denoncim, ka vetëm përfitime dhe se do bëhet e famshme.
“Goca! E keni marrë vesh çfarë ka ndodhur mi? Ka filluar Gaz Bardhi po më përmend mua. Kjo do të thotë që do bëhem shumë e famshme tani. I kam dalë edhe në ëndërr. Tre javë në listë edhe shpërtheu Gazi. Por mos e vrisni mendjen se tani do përfitoj një gjë nga kjo. Do bëhem shumë e famshme. Mos e vrisni mendjen po më 11 maj votoni numrin 5 për Partinë Socialiste, Zegjine Çaushi dhe e lini Gazin të merret me kënetën e vetë”- shprehet Çaushi në videon që e ka publikuar në rrjetet sociale. Versus.al








