POLITIKË /

Ç'do ndodhë me Kuvendin e Kosovës? Dështon për herë të 42-të seanca konstituive

Seanca konstituive e mbajtur mbrëmjen e së shtunës, e shtyrë për shkak të një alarmi të rremë për bombë, zgjati vetëm disa minuta, pasi kryesuesi i saj, Avni Dehari, njoftoi ndërprerjen dhe shtyrjen për 48 orë, duke caktuar vazhdimin më 7 korrik.

Shkruar nga Versus

 

Ç'do ndodhë me Kuvendin e Kosovës? Dështon për

Pavarësisht afatit të vendosur nga Gjykata Kushtetuese për formimin e Kuvendit deri më 26 korrik, deputetët e rinj të zgjedhur të Kuvendit të Kosovës kanë dështuar përsëri të konstituojnë organin më të lartë ligjvënës të vendit.

Seanca konstituive e mbajtur mbrëmjen e së shtunës, e shtyrë për shkak të një alarmi të rremë për bombë, zgjati vetëm disa minuta, pasi kryesuesi i saj, Avni Dehari, njoftoi ndërprerjen dhe shtyrjen për 48 orë, duke caktuar vazhdimin më 7 korrik.

Ky është tashmë dështimi i 42-të që nga 15 prilli, periudhë gjatë së cilës deputetët janë mbledhur çdo të dytën ditë pa mundur të zgjedhin kryetarin e Kuvendit – një hap kyç për themelimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve. Në seancën e fundit ishin të pranishëm vetëm 74 nga 120 deputetë, një numër i pamjaftueshëm për të proceduar me votimin, duke thelluar krizën institucionale dhe duke shtuar pasigurinë politike në vend. /Versus.al

Tags:

kosove kuvend

Poll