POLITIKË /

“Do të të vrasim”/ Ahmetaj flet sërish nga arratia, tregon si u kërcënua dadoja filipinase: Ja kur kthehem në Shqipëri!

Arben Ahmetaj ka folur sërish nga arratia, këtë herë në një intervistë për Vincent W.J. van Gerven Oie. Ai këmbëngul se është viktimë e një ndjekjeje politike duke treguar se ky proces ndaj tij nisi menjëherë pasi u shkarkua nga Kryeministri Edi Rama në fund të vitit 2022.

Shkruar nga Versus

“Do të të vrasim”/ Ahmetaj flet sërish nga arratia,

Arben Ahmetaj ka folur sërish nga arratia, këtë herë në një intervistë për Vincent W.J. van Gerven Oie. Ai këmbëngul se është viktimë e një ndjekjeje politike duke treguar se ky proces ndaj tij nisi menjëherë pasi u shkarkua nga Kryeministri Edi Rama në fund të vitit 2022.

“Menjëherë pasi u shkarkova nga Kryeministri. Ishte shtator apo tetor 2022 kur filloi përndjekja. Pastaj largova familjen. Nuk u ktheva më në Shqipëri sepse kisha frikë për jetën time. Kisha frikë për jetën e familjes sime”, thotë ish-zv.kryeministri.

Ahmetaj pretendon se ndaj tij dhe familjes janë bërë kërcënime serioze. Ai përmend raste konkrete kur ka marrë telefonata anonime, ku e kërcënonin për jetën. “Së pari, një telefonatë direkte nga burgu, shumë e qartë: ‘Do të të vrasim. Të shohim nga kamerat kur parkon makinën, kur merr fëmijën’, shpjegon ai. Ai shton se kërcënuesit kishin akses në kamerat e sigurisë të pallatit ku banonte në Tiranë.

Një tjetër rast që përmend Ahmetaj është kërcënimi ndaj dados filipinase të fëmijës së tij. Sipas tij, ajo është detyruar me presion të bëjë foto dhe video brenda shtëpisë për t’ua dorëzuar një grupi personash. “Gruaja ime e tanishme kishte punësuar një dado filipinase dhe në një moment ajo po qante. Doli se ishte kërcënuar për të bërë foto e video të miat dhe të asaj që ndodhte në shtëpinë time dhe për t’ua dorëzuar këto njerëzve në një kompani të quajtur Emerald Spa. Atëherë u tmerrova vërtet”, tregon ai.

Ahmetaj është i bindur se nëse do të ishte arrestuar, nuk do të dilte më i gjallë nga burgu. “Nëse do të përfundoja në burg, jam i sigurt që nuk do dilja i gjallë nga andej. Duke ditur që jam pak emocional, ata do të kishin krijuar ndonjë incident në burg dhe do të thoshin: "Eh, që ta dini, ngaqë u grind, prandaj u vra”, shprehet ai.

Ai e cilëson ndjekjen penale si një hakmarrje  për të mbuluar të tjerë persona të përfshirë në aferën e inceneratorëve. “Kryeministri ka thënë publikisht: ‘Nëse do kisha bërë rolin e gjykatësit, gjërat do kishin qenë shumë më keq’ për mua. Ai donte një kokë turku për të larguar vëmendjen nga vetja dhe nga ata që e kanë kryer këtë aferë, njerëz në rrethin e afërt të Kryeministrit. Ku është inceneratori i Tiranës? Ku janë paratë? Ndiqni paratë”, thotë Ahmetaj.

I pyetur nëse ka ndonjë mundësi për t’u kthyer në Shqipëri, ai përgjigjet: “Mendoj për këtë çdo ditë. Kur ta kuptoj që Kryeministri ka humbur kontrollin e tij mbi drejtësinë, atëherë do të kthehesha—edhe në burg, nëse do të doni.” /Versus.al/

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: