POLITIKË /

Dorëhiqet prefekti i Lezhës Gjergj Prendi! Përplasja me kryebashkiakun Pjerin Ndreu në dhjetor

Taulant Malshi është emri më i përfolur për ta zëvendësuar Gjergj Prendin në postin e prefektit të Lezhës.

Shkruar nga Versus

Dorëhiqet prefekti i Lezhës Gjergj Prendi! Përplasja me

Lezhë- Gjergj Prendi, prefekti i qarkut ka dhënë dorëheqje nga posti pas 2 vitesh në detyrë. Ditën e djeshme ai dorëzoi shkresën e dorëheqjes pranë Këshillit të Ministrave për “shkaqe personale”.

Në fund të vitit të kaluar, prefektura pati një përplasje me kryebashkiakun Pjerin Ndreu për shkak të kthimit të një vendimi të miratuar nga Këshilli Bashkiak lidhur me amnistinë fiskale për tarifat vendore.

Prefektura e ktheu mbrapsht vendimin për faljen e taksave vendore para vitit 2024 ndërsa vetë kryebashkiaku Ndreu paralajmëroi hetim administrative ndaj veprimeve të kryera nga institucioni i prefektit.

Sipas Ndreut, vendimi për faljen e tarifës së shërbimeve publike u miratua me shumicë votash me qëllim që të ofrojë lehtësi fiskale për bizneset dhe familjarët.

Gjergj Prendi ka qenë edhe më parë prefekt i qarkut Lezhë për 2 vite, ndërsa njihet si një ndër përfaqësuesit e lartë të PS në këtë qark. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: