Regjistrimi i shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit për të votuar në zgjedhjet parlamentare të 2025-ës nis 120 ditë para datës së zgjedhjeve dhe përfundon 68 ditë para kësaj date.
“Shqiptarët duhet të paraqesin një dokument të vlefshëm për qëndrimin jashtë vendit”- thuhet në njoftimin e KQZ në detajet e dhëna lidhur me mënyrën sesi do të mundësohet vota e Diasporës.
Të drejtë vote kanë edhe ata që janë azilantë apo qëndrojnë si emigrantë të paligjshëm në vendet e BE
Drafti i KQZ u jep mundësintë për të votuar edhe emigrantëve të paligjshëm dhe azilantëve shqiptarë në vendet e ndryshme të Europës, gjithashtu edhe të sëmurëve në spitale. Ajo çfarë këta të fundit duhet të bëjnë është të ngarkojnë një dokument që vërteton statusin tyre të qëndrimit të vendin konkret.
Brenda 5 ditëve, ata do të njoftohen nëse aplikimi i tyre është pranuar ose nëse ka ndonjë gabim do t’u kthehet për ta rishikuar. Pas kësaj ata do të hiqen nga lista e zgjedhësve në Shqipëri dhe do të jenë në listën e veçantë të zgjedhësve nga jashtë vendit.
Ndërsa regjistrimi do të bëhet online nëpërmjet 3 mënyrave, skanim i fytyrës, Kartë ID apo kod personal. Drafti pritet të miratohet në Kuvend ndërsa emigrantët shqiptarë mund të shkarkojnë fletën zyrtare të votimit sipas qarkut ku ata kanë rezidencën në Shqipëri e më pas ta dorëzojnë me postë për t'u transportuar më pas në vendin tonë nëpërmjet një kompanie postare që pritet të jetë e huaj dhe e certifikuar për transportimin e materialeve zgjedhore. Versus.al








