Analisti Ervis Iljazaj i ftuar në ‘Euroneës’ është përpjekur të hedhë dritë mbi marrëdhëniet aktuale mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj pasi ky i fundit ankimoi vendimin e shkarkimit të tij.
Sipas tij, ka një konflikt në heshtje mes palëve dhe të dyve u intereson që ky konflikt të mos rëndohet. Mes të tjerash, Iljazaj sugjeroi që Veliaj, Meta dhe Berisha të bëhen bashkë kundër SPAK-ut duke qenë se të tre kanë pretendime për procese të padrejta ndaj tyre. Analisti shtoi më tej se pavarësisht se Veliaj nuk ka kurajo ta thotë, edhe ai është i mendimit se drejtësia është e kapur nga Rama.
“Ka një konflikt të fshehur mes Ramës dhe Veliajt, por të dy palëve nuk u intereson të shpërthejë lufta. Veliaj sulmon një prokuror të SPAK-ut por në realitet dosja e veliajt është marrë nga i gjith3ë sistemi i drejtësisë që ka një mendim të unifikuar. Veliaj nuk e thotë kush e ka kapur këtë sistemin e drejtësisë dhe kush e përdor sistemin. Nuk e thotë kush e përdor sepse nuk bëhet fjalë për një prokuror. Ndërkohë në këtë vendimarrje kanë marrë pjesë gjithë sistemi i drejtësisë. Kush e përdor sistemin e drejtësisë kundër tij? Pse nuk e thotë? SPAK-un Veliaj thoshte dikur që është një reformë e mirë në shërbim të qytetarëve. Unë kam thirrje a ka kurajo të thotë nëse është kapur drejtësia nga Rama.
Prandaj them që ka një konflikt mes Ramës dhe Veliajt që nuk shpërthen, por Veliaj bën luftë me filxhan çaji. Betejën e tij politike nuk e con deri në fund. A mund ta thotë Veliaj që ia ka bërë Partia Socialiste. Shkarkimi i Veliajt është politike, pasi ndodhi kur iu ftohën ndjenjat Ramës për ta shkarkuar. Mbështetësit e Veliajt, Berisha dhe Meta kanë një kundërshtar të përbashkët. Të gjithë janë bashkë kundër SPAK nuk e kuptoj përse nuk mblidhen bashkë. Të tre palët pse nuk e shpallin aleancën e tyre në publik”, tha Iljazaj. Versus.al







