POLITIKË /

VIDEO/ "Ja njeriu që investitorët e Zvërnecit kanë kontraktuar për arkitekturën e peizazhit", Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës

Rama shkruan se arkiteti Dong Yugan është një artist i natyrës teksa shtoi se ai ka prezantuar këtë të enjte vizionin e tij në Festivalin Bread&Heart në Tiranë

Shkruar nga Versus

VIDEO/ "Ja njeriu që investitorët e Zvërnecit kanë

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin e projektit turistik në Zvërnec.

Përmes një postimi në facebook, Rama shkruan se arkiteti Dong Yugan është një artist i natyrës teksa shtoi se ai ka prezuantuar këtë të enjte vizionin e tij në Festivalin Bread&Heart në Tiranë.

Sipas tij, projekti kërkon të sjellë një nivel të harmonisë me zhvillimin e natyrës dhe kjo do të jetë një krenari dhe dhuratë për Shqipërinë.

“JA NJERIU QË INVESTITORËT E ZVËRNECIT KANË KONTRAKTUAR PËR ARKITEKTURËN E PEJZAZHIT. Njihuni me artistin e madh të natyrës, arkitektin e pejsazhit Dong Yugan, pasuesin e legjendarit Kungjan Yu dhe udhëheqësin e konsulencës mbi pejzazhin e mbrojtur në projektin e Zvërnecit.

Ai sot prezantoi përpara një audience me plot arkitektë ndërkombëtarë në Festivalin Bread&Heart në Tiranë, vizionin dhe shumë gjetje të studios së tij prestigjioze ndërkombëtare, duke i mbresuar të gjithë me prezantimin e tij.

Nëse do të shihni më shumë nga krijimtaria e studios Turanscape.com do ta krijoni vetë ndjesinë e sigurisë së brendshme, se falë edhe këtij talenti në skuadrën e yjeve që kanë formuar investitorët e projektit të Zvërnecit, ato 4 miliardë Euro që forca të caktuara po bëjnë çmos t’ia heqin nga duart Shqipërisë, nuk mundet kurrësesi të sjellin pasoja negative për natyrën, përkundrazi, do të sjellin një nivel të harmonisë me zhvillimin e natyrës që do të jetë një krenari për Shqipërinë dhe një dhuratë e Shqipërisë për vetë Europën”, shkruan Rama.Versus.al

Poll