
Në një kohë që përballë Kryeministrisë sapo ka nisur protesta masive qytetare, kryeministri Edi Rama ka reaguar për Zvërnecin, nga Mali i Zi ku ndodhet për të marrë pjesë në Samitin e BE-Ballkani Perëndimor, që do të zhvillohet të premten (5 qershor).
“O çuna goca na e kaluan njëherë këta vëllezërit e vegjël topin për shalësh, për fajin e honxhobonxhove tanë që e lanë topin ta marrë deti.
Po tani s’bëhet llaf më, ta harrojnë të gjithë ata që thonë s’duan apo s’na duan, se na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane", shkruan Rama. Versus.al

