POLITIKË /

Drejtoreshë Juridike e Tenderave, motra e Ergys Agasit merr pjesë në prezantimin e Drejtorit të ri të AKSHI-t, Igli Tafa

Shkruar nga Versus
Drejtoreshë Juridike e Tenderave, motra e Ergys Agasit merr pjesë
Viola Agasi/ Ergys Agasi

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të martë në ambientet e Agjencisë Kombëtare te Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), ku prezantoi Igli Tafën si drejtuesin e ri të institucionit, pas largimit të Mirlinda Karçanaj, e cila është marrë e pandehur nga SPAK.

Gjatë aktivitetit prezantues, në sallë ishte e pranishme edhe Viola Agasi, e cila mban detyrën e Drejtoreshës Juridike të Prokurimeve dhe Integrimit në AKSHI. Ajo është motra e Ergys Agasit, i shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të të njëjtit hetim me Karçanaj.

Prokuroria e Posaçme ka bërë me dije se po heton një skemë të dyshuar ndikimi në procedurat e prokurimit publik pranë AKSHI, ku përmenden edhe emra të tjerë, mes tyre biznesmeni Ermal Beqiri.

Sipas dosjes hetimore, bëhet fjalë për ndërhyrje në tendera dhe ndikim të paligjshëm në institucione shtetërore, përfshirë struktura të Policisë se Shtetit.

Pjesëmarrja e Viola Agasit në aktivitetin zyrtar të prezantimit të drejtuesit të ri të AKSHI ka rikthyer vëmendjen mbi lidhjet familjare të personave të përfshirë në hetim dhe rolin e tyre në institucione publike.

Tenderat për të cilët Ergys Agasi urdhëronte pengmarrjen e rivalëve, si në rastin e Gerond Meçes, kalonin në duart e motrës së tij. Viola Agasi si drejtuese e Prokurimeve në Agjencinë Kombëtare të Informacionit jepte miratimin përfundimtar për tenderat që fitonte i vëllai biznesmen./Versus.al

Poll