
Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar sot se nuk ka marrë njoftim zyrtar nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) për t’u marrë në pyetje si person në dijeni për ngjarjen e 21 janarit 2011 kur u vranë 4 protestues para kryeministrisë që drejtonte asokohe.
Sipas Berishës, pavarësisht se SPAK e ka numrin e tij të telefonit nuk e ka njoftuar duke shtuar se ky ka qenë një skenar për të hequr vëmendjen nga skandalet e qeverisë.
“Altin Troplini sajoi skenarin e turpshëm të ftesës time në Skap për t’u pyetur si njeri që ka dijeni për ngjarjet e 21 janarit. Ftesa e parë e Altin Troplinit sipas tij mbandatën 3 nëntor, datën që unë isha këtu para jush, isha në zyrat e skapit. Donte jo njoftimin tim, por donte që mercenarë, lakenj të qeverisë në media, të hapnin studio televizive jo me lubinë dhe Ramën e vjedhjet e tyre 90 milionë në tunelin e Llogarisë, 140 mln në aeroportin e Vlorës, por se e ftuam, nuk erdhi etj. Këto janë gjëra të turpshme.
Nga data 3 nuk më ka ardhur të më thotë dhe asnjë nuk rezulton të ketë marrë përsipër një gjë të tillë. Kam dy posta elektronike, njërën e kam timen, tjetra është e parlamenti dhe nuk e përdor. E kam përdorur vetëm në një rast. Kam numër telefoni që e di gjithë bota, marr me qindra mesazhe. Aty nuk më ka ardhur asnjë gjë”- tha Berisha. Versus.al
