
E ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy Van Horn ka mbërritur sot në selinë e presidencës ku prej disa minutash po zhvillon një takim me presidentin Bajram Begaj.
Burime bëjnë me dije se takimi ka qenë me urgjencë dhe i paparalajmëruar, ndërsa ende nuk dihet tematika e diskutimit.
Kujtojmë se ditën e djeshme, qeveria dorëzoi në presidencë vakancën për bashkinë e Tiranës pas shkarkimit të Erion Veliajt nga posti i kryebashkiakut. Pas këtij veprimi, Gjykata Kushtetuese u shpreh për mediat se në kushtet kur Veliaj ka ankimuar vendimin dhe gjykata e ka marrë në shqyrtim, vendimi pezullohet automatikisht.
Nga ana e Begajt, pas dorëzimit të vakancave për Tiranën dhe 5 bashkive të tjera, pritet që brenda 48 orësh të dekretojë një datë për zgjedhjet e parakohshme. Por në kushtet kur procesi zgjedhor është pezulluar për Tiranën, nuk dihet ende lëvizja e presidentit. Versus.al







